Juventusi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar në ndeshjen ndaj Tornios.
Siç edhe u parashikua, Dybala, McKennie nuk janë grumbulluar nga Pirlo pas skandalit të darkës dhe thyerjes së rregullave anti-COVID-19.
Bonucci mungon pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 gjatë qëndrimit të tij me Kombëtaren italiane.
Edhe Merih Demiral mungon shkaku i lëndimit, por Alex Sandro është rikthyer.