Emanuele Ndoj ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë ditën e sotme me Breshan, në ndeshjen ndaj Pordenones në Serinë B me Breshan.
Mesfushori shqiptar ka tundur rrjetën dy herë, në minutat 9’ dhe 39’, ku të dy golat ishin identikë.
Ndoj lëshon predhë nga jashtë zone me të djathtën, me topin që u ndal në trekëndëshin e portës, duke mos i lënë asnjë mundësi për të reaguar portierit kundërshtar.
Ndoj arrin kështu në kuotën e 3 golave për këtë vit me Breshan, teksa më parë ka shënuar golin e fitores ndaj Frozinosnes. Bresha ka marrë një fitore të rëndësishme, 4-1, ku 2 prej golave u shënuan nga mesfushori shqiptar.