Roberto Firmino është gati për t’i ndihmuar skuadrës së Liverpoolit, pas një muaji mungesë për “The Reds”, transmeton Insporti.
Sulmuesi brazilian është rikthyer nga lëndimi dhe do të jetë në dispozicion të Jurgen Kloppit për ndeshjen e ardhshme, ndaj Arsenalit, e cila zhvillohet nesër.
Kjo është konfirmuar nga trajneri gjerman në konferencën për shtyp të mbajtur sot.
Klopp gjithashtu bëri me dije se ende do mbesin jashtë Jordan Henderson, Divock Origi, Joe Gomez, Joel Matip dhe Virgil van Dijk.
Firmino ndeshjen e fundit me “Të Kuqtë” e kishte zhvilluar më 4 mars ndaj Chelseas.
Ndryshe, ndeshja mes Arsenalit dhe Liverpoolit zhvillohet nesër duke filluar nga ora 21:00, e cila luhet në stadiumin “Emirates”.