Makaay kujton kohët te Bayern: Pas çdo ndeshje pinim 1-2 birra në autobusin e ekipit, sot…

Futboll

Makaay kujton kohët te Bayern: Pas çdo ndeshje pinim 1-2 birra në autobusin e ekipit, sot…

Më: 2 prill 2021 Në ora: 23:31
Ish-sulmuesi i Bayern Munich, Roy Makaay

Ish-sulmuesi i Bayern Munich, Roy Makaay, ka kujtuar kohën e kaluar me bavarezët në një intervistë të dhënë për Goal dhe Spox.

“Te Bayern pinim shpesh 1 ose 2 birra në autobus pas ndeshjeve. E di, sot nuk është gjëja më e mirë, veçanërisht për një futbollist profesionist, por në ato kohë ishte pjesë e lojës”, ka thënë holandezi.

Makaay ka folur edhe për Erling Haaland.

“Mendoj se është sulmuesi i ri më i mirë. Kushdo që shënon me këtë vazhdimësi në këtë moshë nuk mund të mos ketë një të ardhme të madhe”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat