Barcelona e ka seriozisht për Erling Haaland, objektivi numër një për sezonin e ardhshëm, por drejtuesit katalanas e dinë mirë se bëhet fjalë për një operacion shumë të vështirë, duke parë se norvegjezi ndiqet nga klubet kryesore të gjithë Europës.
Sipas Sport, alternativa për yllin e Borussia Dortmund është Lautaro Martinez, fiksim i vjetër i klubit spanjoll. Barça dhe përfaqësuesit e Demit i kanë ruajtur kontaktet dhe lojtari duket se është i tunduar nga ideja për të luajtur në Camp Nou.
Inter, për shkak të problemeve ekonomike të shkaktuar nga pandemia, mund të dorëzohet para një oferte edhe më të ulët se 111 milionë eurot e klauzolës për zgjidhjen e parakohshme të kontratës.
Megjithatë, argjentinasi nuk pëlqehet nga ana e trajnerit Koeman dhe një pjesë e drejtuesve të klubit spanjoll.