E ardhmja e Adrien Rabiot mund të jetë larg Torino-s.
Sipas Mundo Deportivo-s, Juventus nuk e përjashton shitjen e mesfushorit francez në merkaton e verës.
Ish-ylli i PSG-së duket se ka nisur kontaktet me Barcelona-n nëpërmjet mamasë-menaxhere Veronique.
Sipas të përditshmes spanjolle, Juventus duket se është e gatshme të heqë dorë nga lojtari për një shifër të përafërt me 20 milionë euro.
Duke parë se lojtari është transferuar te bardhezinjtë me kosto zero në 2019-ën, për arkat e klubit torinez do të bëhej fjalë për një suficit të rëndësishëm.