Shqipëria do të bëjë gjithçka për Nedim Bajramin

Futboll

Shqipëria do të bëjë gjithçka për Nedim Bajramin

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:21
Shqipëria do të bëjë gjithçka për Nedim Bajramin

Teksa Shqipëria ishte duke fituar në përballjen kundër San Marinos, humbja më e madhe erdhi nga mediat zvicerane:

“Nedim Bajrami nuk i lejohet Shqipëria”. Kjo pasi FIFA ka një rregull se lojtarët që kanë luajtur me një Kombëtare pas moshës 21-vjeçare, nuk mund të bëjnë tjetër zgjedhje.

Pra kështu përjashtohej mundësia që Bajrami të zgjidhte Shqipërinë.

Por ashtu siç edhe ju kemi informuar, FIFA nuk e ka kthyer ende përgjigjen zyrtare për aprovimin ose jo të lejes për aktivizimin e mesfushorit të Empolit me ngjyrat kuqezi.

E nëse përgjigja do të vijë negative, FSHF do të marrë sërish të gjithë hapat e nevojshëm duke përfshirë këtu edhe gjyqet sportive në mënyrë që Bajramit t’i realizohet dëshira për të përfaqësuar Kombëtaren Shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat