Zbulohet arbitri që do të vendosi drejtësi në sfidën ndaj Sampdorias.
Milani përballet me Sampdorian sot në 12:30 në ndeshjen e vlefshme për javën e njëzet e nëntë të Serisë A. Sfida i është besuar Marko Piçininit nga kolegjiumi i Forlisë.
Vetëm një precedent për 37- vjeçarin me kuqezinjtë në fushë. Ai daton nga sezoni i kaluar kur më 31 tetor 2019 Milan-Spal, një takim të cilin vendësit e fituan minimalisht 1-0.
Nga ana tjetër ka tri ndeshje të drejtuara nga ky “bilbil” për Sampdorian, që ka regjistruar dy humbje dhe një barazim.