Trajneri rumun Marius Pasku është shkarkuar nga skuadra e Ligës së Tretë, Zallau, pasi që u gjet në vendin e parë të Grupit të 10 në kampionatin e Ligës së Tretë në Rumani.
Sipas gazetarit Emanuel Roçu, trajneri Pasku ka deklaruar se është shkarkuar nga klubi, pasi që drejtuesit e klubit Zallau kanë qenë e pakënaqur nga fakti që ekipi është në vendin e parë të Grupit 10.
“Çka je duke bërë djalosh, dëshiron të fitosh promovimin? Kanë qenë fjalët e drejtuesve të klubit në takimin e fundit me trajnerin, pas së cilës i kanë dorëzuar largimin nga klubi rumun.
Pas 13 javëve të kampionatit rumun, Zallau ka shënuar 8 fitore, 3 barazime dhe 2 disfata dhe me 27 pikë është në vendin e parë të Grupit 10 në Ligën e Tretë të Rumanisë.