Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 27-të.
Kryendeshja e kësaj xhiroje do të jetë mes Arbërisë dhe Dritës, ku skuadra gjilanase do të kërkoj me çdo kusht fitoren, për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit të Superligës së Kosovës.
Pas 26-të ndeshjeve, Drita gjendet në vendin e dytë me 16-të fitore, shtatë barazime dhe tre humbje, duke arkëtuar 55 pikë, aq sa ka edhe lideri i tabelës Ballkani.
Në anën tjetër, skuadra e Arbërisë pas 26-të xhirosh, ka shtatë fitore, gjashtë barazime dhe 13-të humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e tetë, me gjithsej 27-të pikë.
Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.
15:00 Arbëria (8) – Drita (2) (Stadiumi Sami Kelmendi)
15:00 Drenica (9) – Trepça ’89 (6) (Stadiumi Bajram Aliu)