Jurgen Klopp ka dalur haptazi kundër trajnerit të Kombëtares angleze, Gareth Southgate.
Trajneri i Liverpool nuk arrin ta kuptojë se si është e mundur që një nga mbrojtësit më të mirë në Botë, siç është Trent Alexander-Arnold të most ë ftohet në kombëtare.
Në kuadër të ndeshjes ndaj Arsenalit, Klopp ka folur përpara mediave, ku dhe ka ironizuar zgjedhjet e Southgate me fjalët e tij. Trajneri gjerman tha me ironi se Anglia duhet të jetë ekip super përderisa nuk ka vend për Arnold.
“Nëse Anglia nuk fton në grumbullim Trent Alexander-Arnold atëherë do të thotë që janë një ekip super.
Përgëzime për Kombëtaren angleze”, u shpreh me ironi Jurgen Klopp.