Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatinca, iu jep motiv djelmoshave të tij para sfidës me Feronikelin në Drenas.
Ai tha se është koha që të luftojnë për të treguar se ku e meritojmë të janë.
“Forca djema, tashmë duhet ta tregojmë forcën tonë se ku e kemi merituar të jemi në tabelë. Tashmë duhet "luftë".
Këta që janë lartë nesh në tabelë do ta shohin a do mund t'i bëjnë ballë skuadrës së Llapit”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.
Nesër në orën 15.00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ndeshen Feronikeli-Llapi, në kuadër të javës s 27-të të elitës së futbollit të Kosovës.