Futbollisti Amir Rrahmani ka lënë prapa shqetësimet.
Ai nuk mundi ta ndihmojë Kosovën kundër Suedisë dhe Spanjës për shkak të një dëmtimi të vogël, por tashmë është shëruar.
Gennaro Gattuso e ka përfshirë kapitenin e Kosovës në sfidën që Napoli do ta zhvillojë me Crotonen nga ora 15:00.
Amiri nuk luajti asnjë ndeshje deri në janar, por tashmë numëron 13 paraqitje me Napolin.