Duket se Chelasea do të bëjë një ofertë këtë verë për super sulmuesin Italianë, Andre Bellotin, sulmuesin e Kombëtares së Italisë dhe lojtarin e klubit të Torinos.
Italiani ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 25 paraqitje për Torinon këtë sezon.
Përveç Chelsea-të, të interesuara për shërbimet e sulmuesit janë edhe tre skuadra tjera nga gadishulli Britanik, West Ham, Spurs dhe Evrton.
Chelsea e shikon Bellotin, si një opsion më të lirë se Haaland dhe Lukaku, të cilët kushtojnë 30-40 milion euro më shumë se sulmuesi Italian, të cilit kontrata me Torinin i skadon në 2022.
Shuma që Chelsea do të ti ofroj Torinos për Bellotin, besohet të jetë rreth 70 milion euro dhe një kontratë shumë më e majme se ajo që ka lojtari me Torinin, që besohet të jetë 5-6 herë më fitimprurëse për lojtarin.