Sot do të zhvillohet derbi i Ligës së Parë të Kosovës, grupi A, mes Istogut dhe Malishevës.
Skuadra e Malishevës kërkon pikë që të rikthehet në krye të tabelës, ndërsa Istogu që të jetë më afër pozitës së parë.
Ndeshja luhet sot (15.00) në stadiumin ‘Demush Mavraj’ në Istog.
Dukagjini kryeson me 43 pikë, i ndjekur nga Malisheva me 42, Istogu me 36 pikë pas 20 jave të luajtura.