Ish-sulmuesi zikaltër habit me deklaratën!
Ish-sulmuesi i Interit, italo-braziliani Eder, rrëfen një detaj për karrierën e tij teksa deklaron se kur ishte pjesë e Zhiangsu Sining në Superligën kineze stërvitej më shumë se në kohën kur ishte pjesë e Interit:
“Diferenca e futbollit europian është në shikueshmërinë e të gjithëve, në Itali mund të shihen më shumë ndeshje sesa në Kinë. Më pas tek ekipi i Zhiangsu unë stërvitesha më shumë se tek Interi.
Trajneri ynë Kozmin Olarui cilësohej si Zhoze Murinjo në Azi.
Niveli i stërvitjeve ishte perfekt, në Itali unë vrapoja për 12,5 kilometra, në Kinë ishte pothuaj e njëjta gjë”.