Armando Vajushi ka spikatur ditën e sotme me Petrolul në kampionatin rumun teksa ka gjetur golin e fitores për të tijtë në sfidën ndaj Resita.
Teksa ndeshja po shkonte drejt një barazimi pa gola, në minutën e 79, u desh një goditje e shkodranit nga distanca për të zhbllokuar rezultatin.
Deri në fund shifrat nuk ndryshuan dhe falë Vajushit, Petrolul mori tre pikë që e ngjitën ekipin në vendin e parë të klasifikimit me 34. Ky ishte goli i tretë në këtë sezon për 29-vjeçarin, i cili në fakt edhe në javën e kaluar e shënoi emrin e tij në listën e golashënuesve.
Kështu, pas shumë ulje e ngritje në karrierë, duket se më në fund Vajushi po rigjen vazhdimësinë në fushë me Petrolul.