West Bromwich Albion është duke e mposhtur 2-1 Chelsean midis Stamford Bridge.
Christian Pulisic ishte ai që i kaloi vendasit në epërsi, duke u dukur se mund ta kenë të lehtë sonte.
Megjithatë, kartoni i kuq i Thiago Silvas ndryshoi gjithçka që bëri që WBA të përmbysë rezultatin.
Në minutën e 29’, Silva mori të dytin të verdhë për t’u përjashtuar nga loja.
Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi WBA që me Matheus Pereira arriti të shënojë dy gola në fund të pjesës së parë 45 +2’ dhe 45 +4’.