Drita nga Gjilani importon tre pikë të mëdha nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në luftë për titullin e kampionit.
Kampioni në fuqi realizoi fitore me rezultat 3:1 ndaj Arbërisë nga Dobraja e Madhe.
Për Dritën shënuan Alidema (25’), Priesley (33’), Haxhimusa (63’) dhe për Arbërinë Zabërgja (22’).
Në minutën e 40-të, Vucaj godet nga penalltia por pret Andi Thaçi i Arbërisë.
Pas javës së 27-të, Drita kryeson me 58 pikë dhe Arbëria bie e nënta me 27 sosh.