Napoli si vendas ka shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj Crotones.
Ndeshje dramatike deri në fund në stadiumin "Diego Armando Maradona", me shtatë gola të shënuar.
Për Napolin realizuan Insigne (19'), Osimhen (22'), Mertens (34'), Di Lorenzo (72') dhe për Crotonen Simy (25' e 48'), Messias (59'). Pas javës së 29-të në Serie A, Napoli renditet në vend të katërt me 56 pikë dhe Crotone në fund me 15.
Roma ishte afër fitores, por pësuan në fund dhe u barazua rezultati 2:2.
Për Romën realizuan futbollistët Pellegrini (26'-nga penalltia), Peres (69') dhe për Sassuolon Traore (57'), Raspadori (85').
Roma zë pozitën e 6-të me 51 pikë dhe Sassuolo është në të nëntin me 40 sosh.