Superliga e Kosovës në futboll u rikthye sot, pas një pushimi si shkak i ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës për kualifikimit në Kupën e Botës, shkruan Insporti.
Drita ka arritur të shënojë fitore ndaj Arbërisë si mysafir me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.
Pas triumfit ndaj Arbërisë, që e shkëputi me pikë nga Ballkani, Ardian Nuhiu pas ndeshjes tha se: “Dy barazimet kanë qenë pak psikologjike, por prapë djemt me karakter e dëshirë kanë triumfuar me plot meritë.
“Pa diksutim do të mundohemi ta mbrojmë titullin, me tregu që s’ka qenë rastësi ajo e vitit të kaluar, por kemi dy kundërshtarë të fortë”. pëtfundoi Nuhiu.