Arbëria është mposhtur në ndeshjen e sotme ndaj Dritës, e vlefshme për javën e 27-të të Superligës.
Rezultati i këtij dueli ishte 1-3.
Trajneri i vendasve, Arbnor Morina është prononcuar pas përfundimit të ndeshjes.
“Stadiumi i përkohshëm apo i përhershëm ne jemi bërë rrafsh prej fillimit. Me qato forca që i patëm jemi munduar të kombinohemi. Por kualiteti i Dritës ishte dukshëm më i mirë”, tha Morina.
Morina gjithashtu foli edhe për ndeshjet që e presin klubin e tij.
“Golin e parë e pranuam lehtë dhe të dytin gjithashtu. Lëndimet e mëdha bën të vetën. Në tetë ndeshjet e fundit do të luajmë për të bërë më të mirën, pasi nuk duam të dorëzohemi për klubin, për kryetarin”, përfundoi Arbnor Morina.