Bën mirë edhe Atalanta, që triumfoi me rezultatin 3:2 ndaj Udineses, falë golave të kolumbianëve Muriel dy herë dhe Zapata, ndërsa friulianët rihapën takimin me golat e Pereiras dhe Stryger Larsen.
Fitore “në frymën e fundit” për Lazion, që ia doli të triumfojë me shifrat 2:1 ndaj Spezias falë një penalltie të dyshimtë, të akorduar në minutën e fundit të kohës së rregullt dhe të shndërruar në gol nga Caicedo.
Nuk mungoi as tensioni në minutat shtesë, duke bërë që arbitri t’i tregojë kartonin e kuq direkt Lazzarit dhe të verdhin e dytë Correas, duke lënë Lazion me 9 futbollistë, por kjo vetëm pak sekonda para vërshëllimës finale.
Lazio mori tre pikë shumë të vështira por ë mëdha.