Klubi i futbollit Trepça ’89 nga Mitrovica ka reaguar ashpër pas humbjes në Skenderaj me rezultat 2:0 nga Drenica.
“Referimi skandalozë në Skenderaj!
Kryesori Kosumi me asistentët Sekiraqa dhe Zeqiri me mision të caktuar për të dëmtuar Trepçën'89.
Ja edhe fotot ku shihet qartë se golat e shënuar janë në mënyrë të parregullt.

Deri kur kështu le të jep shpjegim referi kryesor së bashku me asistentët e tij dhe ata të cilët e ngarkojnë me mision të caktuar.
Gjithashtu platforma Artmotion nuk lejon pas ndeshjes skandaloze të jepen intervistat e trajnerëve e çuditshme, kur ka ndodhur kjo?
Ndeshje me mision të caktuar nga krerët e federatës për gjyqtarët e ndeshjes. MARRE”, shkruan në reagimin e Trepçës ’89.