Kur nuk e do nuk e do, skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi, nuk importoi më shumë se një pikë në duel me OFK Petrovac.
Ndeshja OFK Petrovac - Deçiq përfundoi baras (0:0).
Pikë më rëndësi për skuadrën nga Tuzi, që synon daljen në Evropë.
Futbollisti Ilir Camaj me shokë u orvaten deri në fund, por nuk ia dolën, përkundër se nga minuta e 50-të ishin me një lojtar me shumë, kur Bracanoviq u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Deçiq renditet në vend të dytë me 45 pikë pas 27 jave në Kampionatin e Malit të Zi, duke e lënë pas Sutjeskën me 43 dhe OFK Petrovac është në fund me 18 sosh.