PSG u ndesh me skuadrën e Lille në “Parc Des Princes” në kuadër të xhiros së 31-të, ku u mposht si vendas me rezultat minimal 0:1.
PSG dhe Lille ishin në pozitën parë dhe të dytë me pikë të barabarta, 63 pikë dhe kjo e bëri këtë ndeshje tejet interesante, megjithatë, me fitoren e Lille, tashmë u përcaktua lideri i përkohëshëm i Ligue 1.
Megjithatë, në minutat e fundit të takimit, Neymar u ndëshkua me të kuq, pas dy kartonëve të verdhë.
Pas kësaj u krijua një tollovi në fushë, ku pa u ndëshkuar me të kuq nuk shpëtoi as futbollisti i Lille, Djalo.