Takimi i javës në Bundesligën gjermane, RB Leipzig dhe Bayern Munchen filloi me vonesë, kjo për shkak se rrjeta ishte e shqyer.
Rrjeta e golit ishte e shqyer dhe këtë e vërejti portieri gjerman, Manuel Neuer dhe ky i fundit e lidhi atë me peshqir.
Megjithatë, gjyqtari i ndeshjes nuk e pranoi këtë formë dhe detyroi Neuerit ta largonte peshqirin.
Pastaj dikush nga sigurimi i stadiumit u përkujdes për këtë punë.