Juventusi barazon (2:2) në derbin të qytetit, me Torinon.
Kampioni në fuqi, Juventusi, të parët avancuan me golin e Chiesas në minutën e 13-të.
Torino në cilësinë e vendasve, me një lojë të mirë përmbysen rezultatin e Juves.
Futbollisti Antonio Sanabria në minutën e 27-të dhe në atë të 46-tën, shënoi dy gola për epërsinë 2:1 të Torinos.
Në minutën e 81-të, Ronaldo shmang humbjen e Juves, duke barazuar rezultatin 2:2.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit standard dhe i gëzohet kësaj pike të madhe të Torinos.
Pas javës së 29-të në Serie A, Juventusi është në vend të pestë me 56 pikë dhe pothuajse i dorëzuar për kreun e tabelës dhe Torino renditet i 17-ti me 24 sosh.