Thiago Silva ka reaguar pas katronit të kuq që mori ndaj West Bromwich Albion.
Chelsea humbi në “Stamford Bridge” me rezultat të thellë 2-5 nga West Bromwich Albion.
Silva u ndëshkua me të kuq, përkatësisht mori dy kartonë të verdhë.
Në ndërhyrjen e dytë, braziliani u mundua të bllokojë një goditje dhe duke rrëshqitur pati kontakt me lojtarin e WBA-së.
Gjyqtari vendosi për kartonin e dytë, dhe kjo ishte një pikë kthese në ndeshje.
Silva reagoi në rrjetin e tij social, Twitter.
“Besoj që nuk ishte një lëvizje e qëllimshme, por gjyqtari vendosi dhe e mori vendimin dhe nuk mund ta ndryshojmë këtë fakt”, tha ai.
“Unë e marr përgjegjësinë, që absolutisht e ndikoi rezultatin e ndeshjes”, tha Silva.
“Është koha të bashkojmë forcat, sepse të mërkurën kemi një betejë tjetër. Forca Chelsea”, përfundoi Thiago Silva.