Drita U-19 nga Gjilani ka shënuar fitore të madhe në derbin e qytetit, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Gjilanit U-19, në kuadër të Superligës U-19 në futboll.
Kryetrajneri i Dritës U-19, Genc Sermaxhaj, përgëzon djelmoshat e tij për angazhim dhe lojë cilësore.
“Sot fituam derbin e qytetit me moshën e 19 - vjeçarëve ndaj Sc Gjilanit me rezultatin 1:0 me një futbollist më pak që nga minuta e 40’ e pjesëlojës së parë pas ndëshkimit me karton të kuq të lojtarit tonë. Është kjo fitorja e dytë këtë sezon. Të parën e kishim fituar 1:4.
Për dallim nga fitorja e parë, kësaj here me lojë shumë të bukur kënaqëm edhe tifozët që ishin mbledhur për të na parë.
Ne do të vazhdojmë po njësoj me paraqitje të mira edhe në ndeshjet tjera.
Më meritorët për të gjitha rezultatet e deritanishme janë futbollistët me ç’rast i falënderoj për mundin që po bëjnë.
Sot në mbështetje kishim edhe Intelektualët të cilët edhe përkundër masave ndaj pandemisë, na përkrahën pa ndalë”, ka thënë Sermaxhaj.