Arijanet Muriq po vazhdon të jetë portieri i parë te Willem II, duke qenë titullar në çdo ndeshje.
Megjithatë, portieri i Kosovës sonte nuk arriti ta mbajë portën e paprekur, teksa skuadra e tij pësoi humbje.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Eredivisie, Willem II pësoi humbje minimale 0-1 nga AZ Alkmaar.
Albert Gudmundsson e shënoi golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët në minutën e 70-të.
Willem II mbetet me 22 pikë dhe zë pozitën e 15-të, kurse AZ Alkmaar është i dyti me 58 pikë.