Akuzat për trafikim, dënohet me 11 vite burg ish-futbollisti

Futboll

Akuzat për trafikim, dënohet me 11 vite burg ish-futbollisti

Më: 3 prill 2021 Në ora: 22:55
Akuzat për trafikim, dënohet me 11 vite burg ish-futbollisti

Ish-futbollisti kolumbian Jhon Viafara në telashe. 42-vjeçari është dënuar nga gjykata e Teksasit me 11 vite burg, teksa akuzohet se është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trafikun e drogës.

Viafara, i cili gjatë karrierës së tij është aktivizuar 34 ndeshje me kombëtaren e vendit të tij, si dhe ka qenë pjesë e Sauthempton dhe Portsmuth në Premier Ligën angleze.

Ai pranoi para gjykatës në nëntor se kishte qenë pjesë e marrëveshjes për të trafikuar 5 kilogram kokainë në SHBA dhe u ekstradua në SHBA.

Por atje u shtuan dhe disa akuza të tjera më të rënda, pasi prokuroria kishte prova se ai ka qenë pjesëmarrës në importimin e 2 ton kokainë në SHBA, për një shifër që arrin rreth 30 milion dollar, kësisoj së fundmi u mor vendimi i formës së prerë që ai të dënohem me 11 vite.  Hetimet rreth kësaj çështje kishin filluar tre vite më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat