James Rodriguez ka zbuluar se ishte afër bashkimit me Atletico Madrid, nga rivalët e Realit, vitin e kaluar, para se të transferohej përfundimisht tek Evertoni.
Sulmuesi kolumbian u transferua në “Goodison Park”, pasi doli nga planet e Zinedine Zidane. Sidoqoftë, në një fazë dukej sikur ishte në rrugën e kalimit të “rojiblancos”, derisa të bardhët e bllokuan marrëveshjen.
Ishte gati një punë e mbaruar për të shkuar tek Atletico. Unë fola me Simeone, i cili më tha se mund të isha i rëndësishëm për planet e tij. Sidoqoftë, Reali nuk më la të shkoja atje, – tha 29-vjeçari për ESPN.
"Presidenti Florentino Perez e dinte se me Zidane nuk do të luaja shumë. Ishte një vit i keq, doja të vija tek Evertoni për të luajtur dhe për të treguar se çfarë mund të bëj. Do ta them me gjithë sinqeritetin e mundshëm se po të mos ishte Ancelotti këtu, nuk do të kisha ardhur. Fakti që Carlo është këtu ishte thelbësor për mua, prej tij po mësoj çdo ditë”.