Inter, Bastoni zbulon fiksimin e Romelu Lukaku-t

Futboll

Inter, Bastoni zbulon fiksimin e Romelu Lukaku-t

Më: 4 prill 2021 Në ora: 08:25
Alessandro Bastoni

Mbrojtësi i Inter-it, Alessandro Bastoni, është një nga fitoret e mëdha të Antonio Contë-s.

Nëse roli i trajnerit nuk limitohet vetëm te rezultatet, por edhe te vlerësimi i organikës, mund të thuhet se basti i trajnerit për futbollistin e ri ka rezultuar fitues.

Bastoni ka zbuluar disa detaje në lidhje me atë që ndodh brenda skuadrës zikaltër:

“Muzika është shumë e rëndësishme për  mua, më ndihmon të relaksohem, pasqyron gjendjen time shpirtërore. Më pëlqejnë zhanre të ndryshme, nga reagetton te muzika italiane”, ka thënë mbrojtësi për Inter TV.

“Lukaku është i fiksuar me muzikën, mendoj se kalon më shumë orë se të gjithë me kufje në veshë. Muzikën më të mirë e vendos Lautaro Martinez, muzikë spanjolle dhe argjentinase që mua më pëlqen. Zhanri që mbizotëron në dhomat e zhveshjeve është reggaeton”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat