Skuadra e Borussia Dortmundit i ka vendosur çmimin sulmuesit norvegjez, Erling Haaland.
Gjermanët tentojnë që ta mbajnë atë edhe për një sezon, duke ia vendosur çmimin rreth 150 milionë euro, një shum e lartë duke marr parasysh krizën ekonomike që po kalojnë ekipet evropiane.
Por, nëse Dortmundi nuk kualifikohet në Ligën e Kampioneve, gjërat për ta do të vështirësohen, pasi Haaland kërkon të luajë në Champions dhe të fitoj trofe.
Agjenti i lojtarit, Raiola, është në bisedime me pesë skuadra ku po shqyrton ofertën më të mirë për të.