Trofe pas 37 vitesh mungesë

Futboll

Trofe pas 37 vitesh mungesë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 12:16
Trofe pas 37 vitesh mungesë

Sociedad triumfon me rezultatin minimal 1-0 në finalen baske të Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos dhe rikthehet të fitojë një trofe pas 37 vitesh mungesë.

E shtyrë vitin e kaluar për t’u luajtur me tifozë, finalja e Kupës së Mbretit për sezonin 2019-2020 nuk i hapi dyert për spektatorët as një vit më vonë, pasi u luajt mbrëmjen e djeshme në një stadium të boshatisur në Andaluzi.

Sfida në “Estadio de la Cartuja” ishte mjaft e luftuar nga të dy ekipet baske, por në fund ishte Real Sociedad që u largua nga Andaluzia me trofeun e Kupës, falë një goli të shënuar nga Mikel Oyarzabal në minutën e 63-të, pas ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi.

Nga ana tjetër Athletic Bilbao del duarbosh nga kjo finale e parë, por dy javë më vonë do të ketë sërish mundësi të fitojë Kupën e Mbretit, pasi do të luajë finalen e edicionit 2020-2021 përballë Barcelonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat