Shumë futbollistë që e kanë prekur trofeun përpara fillimit të një finale kanë rezultuar në humbjen e saj.
Duket se mallkimi vazhdoi dhe ditën e djeshme në ndeshjen e Kupës së Spanjës mes Real Sociedad dhe Athletico Bilbaos e cila përfundoi me rezultatin 1:0 në favor të Real Sociedad.
Kapiteni i Atletiko Bilbaos, Iker Muniain preku trofeun e Kupës së Mbretit, por fatkeqësisht përfundoi në duart e kapitenit të skuadrës së Real Sociedadit. Ky gjest ka shpërthyer në internet, ku shumë tifozë të skuadrës baske janë acaruar me veprimin e Munianit.
Kujtojmë që në vitin 2005, Genaro Gatuzo preku trofeun e Champions League dhe skuadra e tij pësoi një humbje të çmendur ndaj Liverpulit. Dimtri Payet bëri të njëjtin veprim në finale e Europa Ligës dhe Marseja humbi ndaj Atletiko Madridit.