Mauro Icardi raportohet të jetë në radarin e Manchester Unitedit.
“Djajtë e Kuq” kanë identifikuar sulmuesin argjentinas si zëvendësues të Edinson Cavanit, të cilit i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe pritet të largohet nga “Old Trafford”.
Në listën e dëshirave të Ole Gunnar Solskjaerit janë edhe Erling Haaland e Harry Kane.
Por, “Gazzetta Dello Sport” shkruan se klubi anglez mund ta transferojë më lirë Icardin, pasi që Haaland e Kane nuk besohet se mund të blihen nga ndonjë klub nën shumën e 100 milionë eurove.
Sipas gazetës italiane, PSG mund të lejojë 28-vjeçarin që të largohet gjatë verës për 40 milionë euro, në rast se kampioni francez e transferon përfundimisht Moise Keanin, i cili momentalisht është vetëm i huazuar nga Evertoni.
Ndryshe, Mauro Icardi ka kontratë të vlefshme me Paris Saint-Germainin deri më 30 qershor të vitit 2024.