UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë për dy ndeshjet e para çerekfinale në Champions League.
Çerekfinalet në garën më të fortë në botë për klube fillojnë pas dy ditëve, me ndeshjet që zhvillohen me datën 6-7 prill.
Të martën e 6 prillit takohen: Real Madrid – Liverpool dhe Manchester City – Borussia Dortmund.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Liverpoolit do të gjykohet nga gjyqtarët gjermanë, me në krye Felix Brych.
Kurse, në ndeshjen mes Cityt dhe Dortmundit, drejtësia do të ndahet nga gjyqtarët e Rumanisë. Ovidiu Hategan do jetë kryesori.
Të dy këto ndeshjen zhvillohen me fillim nga ora 21:00.