Erling Braut Haaland është kryefjala e ditëve të fundit, me sulmuesin që pritet të largohet në verë nga Dortmundi. Agjenti Mino Raiola dhe babai i Haalandit kanë patur takime me drejtues të Real Madrid dhe Barcelonës së fundmi.
Gjithsesi, nuk janë vetëmdy ekipet spanjolle në garë për shërbimet e norvegjezit, pasi edhe Man. Siti, Çellsi dhe Man. Junajted interesohen për të.
Plot 5 klube në garë për shërbimet e Haaland, për të cilin Dortmundi ka vendosur dhe çmimin.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, “verdhezinjtë” kërkojnë 150 milionë euro që të lirojnë sulmuesin. Pra, klubet e interesuara duhet të paguajnë 150 milionë euro nëse duan ta shohin Haaland të luajë për ta.