Sulmuesi francez, Franck Ribery ka kërkuar falje pas ndëshkimit me karton të kuq, në ndeshjen e mbrëmshe ndaj Genoas, përcjell Insporti.
Ribery ka shkruar një postim të përzemërt në “Instagram”, në të cilin u kërkon falje shokëve të tij të skuadrës dhe jo vetëm:
“Djema, më vjen keq që ju lashë vetëm, nuk doja të ndërhyja keq dhe për këtë unë ju kërkoj falje, – lexon në profilin e Ribery në “Instagram”. – Ju luftuat deri në fund dhe ishit shumë të mirë dhe të kujdesshëm. Vazhdoni kështu! Forca Viola.”
Në minutën e 52-të të ndeshjes, Franck Ribery ndërhyri ashpër dhe gjyqtari Maresca e ndëshkoi direkt me karton të kuq, duke e lënë Fiorentionën me 10 lojtarë për vazhdimin e lojës
Ndeshja Genoa-Fiorentina përfundoi në barazim 1:1.