Lorik Cana nuk ndryshon kurrë dhe vjen me urimin domethënës!
Kapiteni i përjetshëm i Kombëtares! Kështu cilësohet Lorik Cana që e ka marrë emërtimin pas gjithë veprave të tij në fushën e lojës përgjatë gjithë këtyre viteve.
Kapiteni që ishte një simbol bashkimi i lojtarëve edhe për shkakun e patriotizmit të tij.
E në këtë ditë feste për besimtarët katolikë për Pashkët, Lorik Cana ka zgjedhur urimin më të bukur nëpërmjet thënies së njohur:
“Vërtet ne kemi Bajrami e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”. Kaq për të kuptuar që përtej zgjedhjes festare, të gjithë shqiptarët mbahen fort në tokën Shqipëri.