Ardhja e Tomas Tuchel në stolin e Chelseat ka ndryshuar gjithçka në ambientin e Bluve të Londrës. Sezoni ka marrë një rrjedhë tjetër, me londinezët që janë në çerekfinalet e Champions League, si dhe në vendin e katërt në Premier League.
Gjithashtu, edhe lojtarët kanë fituar besim dhe nuk janë më në gjendjen që ishin përpara se të vinte trajneri i ri.
Një nga këto lojtar është edhe Jorginho. Italiani ishte thuajse i larguar në kohën e Lampard, madje mediat ishin të sigurta për transferimin e mesfushorit te Juventusi.
Tashmë, mediat në Angli bëjnë me dije se me ardhjen e Tuchel, largimi i Jorginhos është i pamundur, me lojtarin që do të qëndrojë te Chelsea. Italiani konsiderohet si një ndër lojtarët më të rëndësishëm të formacionit për trajnerin Tuchel.