Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, me Werder Bremenin, sot patën një ditë të keqe, duke u kthyer duarthatë nga Stuttgarti.
Werderi pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Stuttgarti, në takimin e javës së 27-të të Bundesliga I.
Stuttgart fitoi me autogolin e Augustinsson që shënoi në minutën e 81-të.
Rashica u paraqit titullar por pa sukses. Stutgart renditet në vend të shtatë me 39 pikë dhe Werderi është i 13-ti me 30 sosh.