Përfshirja e Eden Hazardit në seancën e fundit stërvitore të Real Madridit para ndeshjes kundër Eibarit ishte befasi.
Edhe pse sulmuesi belg nuk u paraqit në fitoren e Real Madridit të shtunën, pjesëmarrja e tij në stërvitjen e së premtes ka ngjallur shpresa se ai mund të luajë kundër Liverpoolit të martën në Ligën e Kampionëve.
Ai u stërvit përsëri të dielën, prandaj paraqitja e tij të martën në Ligën e Kampionëve duket shumë e mundshme.
Duket se ish-ylli i Chelseat e ka lënë prapa lëndimin dhe është i gatshëm të paraqitet për madrilenët.
Synimi i Hazardit është të kthehet kundër Liverpoolit, por gjithçka vare nga trajneri Zinedine Zidane.
Zidane mund të mos e aktivizojë fare belgun, sepse nuk do të dëshironte të rrezikojë duke i parë problemet e shumta me lëndime me të cilat është përballur ai që prej se iu bashkua klubit nga Chelsea.