Ferizaj në çastet e fundit vendosi që të dalin në fushë dhe të zhvillojnë ndeshjen me Kikën e Hogoshtit, ia dolën që të shënojnë fitore me rezultat 2:1, në kuadër të grupit B të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
“Ka përfunduar ndeshja, skuadra jonë ka mposhtur Kikën me rezultat 2:1, me golat e Yll Fazliut dhe Kenan Oranës.
Djelmoshat tanë bërën një super paraqitje duke dominuar ndeshjen përkundër motit të lig, këtë djelmosha meritojnë përkrahje të madhe nga i gjithë qyteti”, njofton KF Ferizaj.
Pas javës së 21-të, Ferizaj renditet në vend të pestë me 26 pikë dhe Kika është e parafundit (i nënti) me 22.
Sot, grupi A
Onix – Trepça 0:3
Vushtrria - Drenasi 1:1
Grupi B
Ferizaj - Kika 2:1