Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në ndeshjen e La Ligas, mes Cadiz dhe Valencias, në minutën e 29’.
Gjatë një dueli në fushën e lojës, futbollisti i Cadiz, Kala është përplasur me kundërshtarin e Valencias, Muktar Diakabi.
Madje gjatë përplasjes, ky i fundit pretendon se ndaj tij janë përdorur fyerje raciste. Pas kësaj, menjëherë të gjithë lojtarët e Valencias janë larguar nga fusha e lojës dhe kanë braktisur ndeshjen.
Pas 30 minutave ndërprerje, futbollistët e të dyja skuadrave janë rikthyer në fushë për të vazhduar ndeshjen, me Diakabi që është zëvendësuar.