Përfundoi në barazim 1-1 derbi i Berlinit mes Union Berlin dhe Hertha Berlin, ndeshje që e mbylli javën e 27-të të Bundesligas.
Me objektiva të ndryshëm me Union që lufton për një vend në Europa League dhe Herthan që luan për mbijetesë, ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me golin e Andrich pas 10 minutash lojë, por për t’i dhënë një pikë Herthas mendoi Lukebakio që realizoi në minutën e 35-të golin e 1-1 me penallti.
Një barazim që kënaqi deri diku të dyja skuadrat.
Fitoi 1-0 ndërkohë Shtuttgart ndaj Werder Bremen me rezultatin minimal 1-0 me autogolin e suedezit Augustinsson.