Brenda pak ditëve ndodhin dy ngjarje të veçanta dhe të pakëndshme në Kombëtaren e Kosovës.
E para, portieri i Kombëtares Arijanet Muriç u suspendua për shkak të një gjestit të pahijshëm në seancën stërvitore.
E dyta, mbrojtësi Leart Paçarada (sot) del me një letër të hapur, se nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës derisa të jetë përzgjedhës Bernard Challandes. Paçarada haptas shprehu pakënaqësinë me selektorin.
Çfarë po ngjan me Kombëtaren e Kosovës?
Cili do të jetë reagimi i selektorit dhe i vet Federatës së Futbollit të Kosovës?
Dy largime brenda pak ditëve, Muriç i suspenduar dhe Paçarada i vet tërhequr në shenjë pakënaqësie me selektorin. Janë zhvillime interesante në ditët e fundit dhe që ka befasuar shumë kënd.