Klubi i futbollit Prishtina sot ka importuar tre pikë domethënëse, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Ballkanit në Therandë dhe ruan hapin për titull.
Pas 27 jave në elitën e futbollit të Kosovës, Prishtina renditet në pozitën e tretë me 54 pikë, ka 4 me pak se lideri Drita dhe një se Ballkani në pozitën e dytë.
Futbollisti i Prishtinës, Lorik Boshnjaku, është u lumtur për trepikëshin në Therandë.
"Fitore që na e rikthen vetëbesimin shumë.
Një fitore shumë e mundimshme, por njëkohësisht edhe shumë e rëndësishme, sepse jemi rikthyer pas dy-tre ndeshjeve që ndoshta kemi qenë pak jo të fokusuar qindpërqindtë, por ky ishte momenti i fundit që të na shpërblehej shpirti luftarak dhe të cilën të gjithë e duan Prishtinën kështu në çdo ndeshje.
Besoj që kjo fitore në fund të jetë e kampionit”, tha Boshnjaku për faqen e FC Prishtina.